Berisha shënon gol në stilin ‘biçikletë’
Bernard Berisha ka qenë protagonist në fitoren e Akhmat Groznyt kundër Gazovik Orenburg në Premierligën ruse.
Futbollisti kosovar është zgjedhur lojtari i ndeshjes pas paraqitjes fenomenale në fitoren e ekipit të tij me rezultat 4:0. Përfaqësuesi kosovar e shënoi një gol të shkëlqyeshëm në minutën e 24-t.
Futbollisti pejan në fakt shënoi gol akrobatik në stilin “gërshërë” ose “biçikletë”, për ta ngritur avantazhin e ekipit vendës përkohësisht në 2:0.
Gjithashtu, ai asistoi në këtë ndeshje, derisa golat tjerë për Akhmat Groznyn i shënuan Artem Timofeev (9’), Vladimir Iljin (35’) e Camilo (87’). Berisha me shokë gjenden në vendin e dhjetë në tabelë me 6 pikë, prej tyre 2 fitore e tri humbje, pas 5 ndeshjesh të zhvilluara në sezonin e ri.
https://streamable.com/zvc79p