
Berisha shënon tjetër gol në Australi (Video)
13 dhjetor 2019
| 13:56
Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha ka vazhduar me formë shumë të mirë në kampionatin australian. Ai ka shënuar edhe një tjetër gol për skuadrën e tij Western United.
Prishtinasi shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 41-të për 0-2. Ky ishte goli i pestë për Berishën këtë kampionat në elitën e futbollit australian.