
Berisha: Shërbimi primar shëndetësor, pjesë e rëndësishme e sistemit shëndetësor
02 mars 2018
| 14:47
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, ka thënë se shërbimi primar shëndetësor është pjesë shumë e rëndësishme e sistemit shëndetësor.
Këtë deklaratë zëvendësministri Berisha e ka dhënë gjatë vizitës së tij në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
“Komunat, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria, nevojitet t’i koordinojnë veprimet që ky shërbim të jetë sa më efikas”, ka thënë Berisha, duke shtuar se në funksion të kësaj ishin edhe takimet e tija në komunën e Klinës.