Berisha: Shfuqizimi Speciales i rrezikshëm
30 janar 2018
| 19:36
Deputeti i Nismës, Zafir Berisha ka thënë se shfuqizimi i Gjykata Speciale është i dëmshme por tashmë është vonë.
“Ne disa deputetë që e kemi kundërshtuar në 2015-tën e kundërshtojmë edhe tash. Edhe pse rreziqet janë të mëdha, për mos të thënë se rreziqet e shfuqizimit janë paralel me ato që vijnë nga gjykatë”, deklaroi Berisha në Fakt Plus.
“Cdo gjë është vonë. Ndërkombëtarët kanë bërë investime në Kosovë. Mirë apo keq institucionet e Kosovës kanë hyrë të në një marrëveshje ndërkombëtare. Nuk mund të dalim me kapadaillëk nga këto marrëveshje”, shtoi Berisha.