Berisha: Shqiptarët nuk kanë ikur nga Kosova, ata janë deportuar dhunshëm nga regjimi serb
24 gusht 2018
| 20:16
Profesori i Sociologjisë dhe ish zyrtari i lartë i LDK-së, njëri ndër themeluesit e saj, Ibrahim Berisha, përmes profilit të tij në “Facebook” ka dhënë një porosi për qeveritarët aktual.
Ai ua bënë me dije qeveritarëve se duhet të kenë dinjitet gjatë komunikimit, sepse shqiptarët nuk kanë ikur nga Kosova gjatë vitit 1999 por ata janë deportuar nga regjimi fashisoid serb.
Ja postimi i tij i plotë:
Keni kujdes dhe dinjitet kur komunikoni, o qeveritarë! Jo ikje, por deportim. Shqiptarët nuk kanë ikur nga Kosova më 1999, por janë deportuar dhunshëm nga ushtria, milicia dhe paramilitarët serbë. Krimet masive u bënë ndaj civilëve shqiptarë. NATO ndërhyri pikërisht për të ndaluar deportimin e plotë të civilëve shqiptarëve nga Kosova.