Berisha shtyn Alibeajn në foltoren e Kuvendit, kjo është arsyeja (video)
21 prill 2022
| 12:20
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj kanë pasur një moment të sikletshëm në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama si kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ashtu edhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë dashur të replikojnë me shefin e qeverisë.
I pari ka mbërritur Alibeaj në foltore, pak sekonda pas tij Berisha. Ky i fundit nuk ka dashur ta lërë Alibeajn të flasë dhe e ka shtyrë madje për të folur vetë. Alibeaj është larguar, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën as Berishës.
Pas një replike nga Fatmir Mediu, Nikolla i ka tërhequr vëmendjen Berishës për gjestin ndaj Alibeajt.