Berisha, simpatizantëve: Ja të vdesim, ja të rrojmë
Kryetari i Partisë së Lirisë, njëherit edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta iu bashkua mbrëmjen e së shtunës protestës së Rithemelimit, poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në fjalën përshëndetëse nga ballkoni, Berisha shprehu urimet e përzemërta për praninë e Metës, si dhe për anëtarët e Konventës së partisë së Lirisë për ndryshimet që miratuan në statut.
“Urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë dhe anëtarëve për konventën e betejës fitimtare Mirëmbrëma, përshëndetjet më të zjarrta luftëtarëve të lirisë, qëndrestarëve të pamposhtur”.
Berisha ftoi simpatizantët se është koha që të mbrojnë dinjitetin e tyre me çdo kusht. “Ja të vdesim, ja të rrojmë, ky është kushtrimi ynë”, tha Berisha në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në protestë.