Berisha: Situata në veri shqetësuese, popullin dhe policinë s’i trembin barrikadat
20 dhjetor 2022
| 13:47
Kryetari i Komisionit parlamentar për siguri dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në një konferencë për medie ka folur për gjendjen në veri të Kosovës.
Berisha ka thënë se gjendja në veri është shqetësuese, duke kërkuar reagimin e institucioneve për vendosjen e rendit dhe ligjit.
Ai ka theksuar se popullin dhe Policinë e Kosovës nuk e trembin barrikadat.
“Gjendja e veriut të Kosovës është shqetësuese dhe kërkojë reagim nga institucionet e Kosovës. Barrikadat e vendosura po të kishte vullnet politik do të largoheshin si herëve të tjera”.
“Popullin dhe Policinë e Kosovës nuk e trembin barrikadat. Barrikadat duhet të hiqen nga policia dhe KFOR-i”, ka deklaruar Berisha.