Berisha: Sot në 27 janar qytetarët varrosën 25 qershorin, ditën e drogës
27 janar 2018
| 14:20
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së protestës së opozitës. Duke folur para gazetarëve, ish-kryeministri u shpreh se sot, qytetarët varrosën 25 qershorin.
‘“Sot me vullnetin e tyre të lirë protestuesit varrosëm zgjedhjet dhe narkozgjedhjen e 25 qershorit. Kjo protestë varroi zgjedhjet e qershorit. Ikën zgjedhjet e qershorit. Edi Rama mbetet letër bakalli”, deklaroi Berisha.