Berisha, Sveçlës: Pse s’po i arrestoni oligarkët?

29 prill 2022 | 12:11

Kryetrari i Komisionit për Çështje të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, Bekë Berisha, e ka pyetur të premten ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se pse nuk po arrestohen oligarkët apo ndonjë komandant i policisë, por vetëm zyrtarët e thjeshtë policorë.

Kjo deklaratë e Berishës ka ardhur pasi ministri Sveçla ka thënë se ka zyrtarë policorë që janë të përshirë në afera korruptive.

“A ish dashtë me dhënë dorëheqje naj kush për shkak të numrit kaq të madhe dhe të korrupsionit të këtyre policëve? Për me jua përkujtuar juve, ju i keni pasur në maje të gjuhës oligarkët. Oligarkët janë qita që kanë pare. Nuk po e shohim që e keni arrestuar ndonjë kësi oligarkë, ndonjë komandantë të policisë, pse s’po i arrestoni qita, por ata policët e vogël”, ka thënë Berisha.

Ndërsa Sveçla ka thënë se gjithë ata që janë të përfshirë në krime të niveleve të larta duhet që të përndiqen.

“Patjetër që ata që janë të përshirë në krime të niveleve të larta duhet të përndiqen dhe të arrestohen. Për të arritur në atë stad ku arrestohen oficerë të lartë, ku arrestohen oligarkët, ku arrestohen kriminelët e niveleve të larta e edhe politikanët që janë të përfshira në aktivitetet kriminale, ne duhet të kemi një forcë me kredibilitet maksimal”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të “play-off”-it në Konferencën e…