Berisha: Synojmë kualifikimin në fazën tjetër

12 qershor 2020 | 12:27

Kapiteni i Kosovës në basketboll, Dardan Berisha ka folur edhe për synimet me “dardanët” në kampanjën për Botërorin 2023.

Ai ka bërë me dije se synim i Kosovës është që në dy ndeshjen e radhës ndaj Sllovakisë dhe Islandës është rezultati pozitiv e më pas kualifikimi për fazën e ardhshme.

“Kemi filluar shumë mirë me kampanjën për Botërorin 2023 me dy fitore, ndaj Islandës dhe Luksemburgut. Synimi ynë është që të kemi rezultate pozitive në ndeshjet e nëntorit (kundër Sllovakisë dhe Islandës) dhe në shtëpi, në dy ndeshjet e fundit të muajit shkurt më 2021, ta sigurojmë kualifikimin për në fazën e ardhshme. Qëllimi është që të përfundojmë në njërën nga dy pozitat e para të grupit tonë. Atmosfera në ekipin e Kosovës ka qenë shumë e mirë dhe shpresoj se kjo do të vazhdoj edhe në grumbullimet dhe ndeshjet e ardhshme që do të kemi. Natyrisht jemi të motivuar për t’u kualifikuar tutje. Prandaj forma fizike është shumë e rëndësishme tani dhe që të jemi të gatshëm për edicionin e ri”, ka thënë Berisha.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjatë kohës së luftës, Lord…