Berisha takohet me Hamzën: Meriton të nderohet me çmimin e lartë për shërbim të veçantë ndaj UÇK-së
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka vizituar të martën kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën.
Berisha ka thënë se vizioni i Hamzës është i duhuri për zhvillimin e Mitrovicës.
“Sot, gjatë vizitës sime në Mitrovicë, një pritje të veçantë pata nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe miku im dhe vëllai i armës, prof. dr. Vesel Neziri. Të jep siguri dhe inkurajon për një të ardhme të mirë për qytetarët e Mitrovicës, vizioni politik zhvillimor që ka kryetari Hamza, në fushat specifike që e bëjnë të veçantë Mitrovicën si regjion. Këtë e garanton profili i lartë politik i kryetarit Hamza, eksperienca e gjatë në politikbërjen shtetërore dhe ekipi ekzekutiv në moshë relativisht të re, të shkolluar me standarde bashkëkohore në profilet e tyre për fushat që mbulojnë, plot energji që garanton sukses, nën lidershipin e sprovuar të z. Hamza, që mbetet histori suksesi në procesin shtetbërjes. Edhe pas një viti qeverisje, mbetet meritor të nderohet me çmimin e lartë për shërbim të veçant të UÇK. Ju priftë e mbara!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.