Berisha tallet me bashkëshortin e Osmanit: Ende nuk e ka larë dorën me të cilën e ka prekur Erdoganin
09 qershor 2023
| 12:49
Opinionistja Kimete Berisha është tallur keq me Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani.
Në një shkrim të gjatë të postuarnë “Facebook”, Berisha ka shkruar se zotëriu i parë ende nuk e ka larë dorën me të cilën e ka prekur presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
“Prindoni ende nuk e ka larë dorën, nga dita kur e kapi përdore Presidenti shpirtëror i krejt shqiptarëve (përveç i atyre të Shqipërisë) – Erdogan”, ka shkruar ajo.
Në ceremoninë e betimit të Erdoganit për mandatin e ri presidencial kishte marrë pjesë edhe presidentja Osmani me bashkëshortin e saj. Në një nga fotot të ceremonisë shihet se si presidenti turk e kishte kapur për dore bashkëshortin e presidentes.