Berisha: Të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta të Kosovës dhe aleatëve të saj
Në Ministrinë e Mbrojtjes për herë të parë pas miratimit të ligjeve për Ministrinë dhe FSK-në ka filluar punimet konferenca dyditore “FSK dhe Partnerët 2019-I” me pjesëmarrje të atasheve të mbrojtës të shteteve partnere, KFOR-it dhe Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë e Mbrojtjes(MM) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (NALT/MM/FSK).
Me këtë rast, ministri Rrustem Berisha ka thënë se të arriturat e FSK-së janë suksese të përbashkëta të Kosovës dhe aleatëve të saj perëndimor.
Në hapjen e punimeve të kësaj konference kanë marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendësministrat Burim Ramadani dhe Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj, drejtori i Drejtorisë për Politika dhe plane z. Faruk Geci, komandanti i KFOR-it gjeneral major Lorenzo D’Adario, drejtori i NALT-it, gjeneral Uëe Becker, si dhe gjeneralë dhe oficerë të FSK-së, KFOR-it dhe NALT-it si dhe atashe të FSK-së.
/Epoka e re/