
Berisha të enjten prezantohet te SPAL-i
02 korrik 2019
| 15:37
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha të enjten do të zyrtarizohet te skuadra e SPAL-it.
Ish-portieri i 2 Korrikut ët Prishtinës është paraqitur në 18 ndeshje për skuadrën e Atalantës, por mbetet portieri i dytë pas Pierluigi Gollinit.
30-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Lazion dhe Kalmarin. Ndërsa për kombëtaren kuqezi është paraqitur në 58 ndeshje.
/Epoka e re/