Berisha: Të rikthehemi te suksesi ndaj Udineses
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka luajtur nga minuta e parë në pesë ndeshjet e fundit me skuadrën e Atalantës, duke i dhënë fund politikës së trajnerit Gasperini për të bërë lëvizje herë pas here.
“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, si me Golinin, ashtu dhe me Rosin. Konkurrenca është si një stimul më shumë. Ne duhet të bëjmë mirë gjatë gjithë javës dhe në ndeshje vendos Gasperini se kush do të luajë. Me Napolin nuk kishte shumë diferenca në fushë, por loja mori një rrjedhë tjetër. Milik godi nga një kënd i vështirë dhe një hap para i imi, bëri që ai të shënonte një gol të bukur. Në ndeshjen me Udinesen kemi mundësi të rikuperojmë diçka dhe të rikthehemi te suksesi, por edhe duke bërë një lojë të mirë. Ne duhet të marrim pikë ndaj një skuadre që është në vështirësi, pasi do të largohet nga vendet e ulëta ku ndodhet”, ka thënë Berisha për “TuttoAtalanta”.