Berisha: Telefonata e Kusari-Lilës me Radoçiqin e vërteton se LV-ja ka ardhur në pushtet me para serbe
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka komentuar auto-incizimin e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusri-Lila, me kriminelin Milan Radoiçiq.
Pas publikimit të materialit nga gazeta “Nacionale”, ai ka adresuar kritika të ashpra ndaj partisë së Albin Kurtit.
Sipas tij, kjo dëshmon se LV-ja ka ardhur në pushtet me para serbe.
“Koordinimi me Radojçiqin i regjimit aktual përmes Mimozës, vetëm sa vërteton atë që e themi për vite me radhë. LV-ja ka ardhur në pushtet me ndihmën financiare serbe dhe propagandën e ‘Tanjugut’ të Beogradit dhe ‘Sputnikut’ të Moskës që është përkthyer nga sekti në pushtet dhe që i është serviruar analfabetëve dhe trushpërlarëve në Kosovë për ta bërë ‘ndryshimin e madh’, i cili po i kushton shumë vendit tonë. Përgjimi i fundit i bërë publik tregon edhe një herë se regjimi i Albinit është në bashkëpunim me strukturat paramilitare dhe kriminale të Serbisë! A u ngitë Albinin e LV-në, a ende jo?!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.