Berisha thërret protestë kombëtare kundër mbylljes së ‘TikTok’-ut

06 mars 2025 | 14:20

Sali Berisha ka njoftuar një protestë kombëtare të opozitës, këtë herë kundër vendimit të qeverisë shqiptare për të mbyllur zyrtarisht me 12 muaj rrjetin social “TikTok”.

Teksa e ka cilësuar një akt censure, demokrati Berisha ka ftuar të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen kësaj proteste historike që do mbahet më 15 mars.

“Ftoj të gjithë të rinjtë, qytetarët më 15 mars, protestë kombëtare përpara Kryeministrisë. Një protestë ku do të kërkohet anulimi i vendimit për censurën dhe bllokimin e ‘TikTok’. Ftoj gjimnazistët dhe prindërit të mos bëhen pjesë e mashtrimit. Vdekja tragjike e Martin Canit nuk kishte asnjë lidhje me ‘TikTok’. Edi Rama firmosi sot mbylljen e ‘TikTok’-ut, njëlloj si babai i tij firmosi varjen e Havzi Nelës. Protesta e të rinjve nga të katërt anët të mblidhen këtu”, ka shkruar Berisha, raporton “A2Cnn”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Do të dëshironim që të krijohet shpejt qeveria e re…