Berisha: Thirrjet për luftë të kishës serbe, rrezik ndaj kombit tonë dhe Kosovës

06 shtator 2021 | 14:24

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar situatën e djeshme në Mal të Zi, ku me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, priftërinjtë serbë kërkuan që ushtria të kthehet në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kisha serbe është instrument i nacionalizimit të verbër.

Sipas tij, ajo me urdhër të presidentit Vuçiq u frynë borive të konfliktit të ri në Ballkan.

 

Postimi i tij i plotë dhe pa ndërhyrje i Berishës:

 

Ushtria ne Kosove!

Thirrja luftenxitese e Kishes serbe!

Miq, Kisha Serbe instrument i nacionalizmit te verber serb me urdher te presidentit te serbomadhise Vuçiç u fryne borive te konfliktit te ri ne Ballkan!

Ajo shfrytezoi dje ceremonine e fronezimit te kreut ri te saj per Malin e Zi epishkopit Joanikije per te bere thirrje me gojen e ketij te fundit per futjen e ushtrise pushtuese serbe ne Kosove dhe ndezjen keshtu te nje konflikti te ri ne Ballkan. Keto thirrje luftenxitese jane deshmi e qarte e politikes se Serbomadhise qe ndjek Aleksander Vuçiç dhe perdorimit nga ana e tij e te gjitha mjeteve per realizimin e projektit te tij te Serbise se Madhe.

Keto thirrje Vuçiç me zedhenesit e tij te zi qe perdorin librin e shenjte si Kallash i leshon ne nje kohe kur ka rrethuar Kosoven me klika shqiptare dhe shqiptaro-maqedonase me ne krye vasalet e tij Zografi Bis Zaev.

Keto thirrje kushtrim lufte jane jehone e deklaratave te qarqeve ultarnacionaliste serbe te nxitura nga vet Vuçiç se pas Afganistanit radhen e ka Kosova.

Me keto thirrje te Kishes luftedashese serbe Presidenti i serbomadhise Aleksander Vuçiç kerkon te diktoje ne procesin e negociatave ne Bruksel.

Keto thirrje jane kembane e vertet alarmi per shqiptaret ne Kosove dhe kudo qe jane te ngrihen ne nivelin e vetdijes kombetare ndaj rrezikut qe kercenon kombin tone dhe Kosoven nga serbomadhi Vuçić dhe argatet e tij Zografi bis dhe Zoran Zaev.

Me kete rast i bej thirrje Natos dhe komunitetit nderkombetar te nisin nje minute e me pare proceduren e dergimit ne gjykaten e Hages te frymezuesit te genocidit serb ne Bosnje dhe Kosove ish Geobelsit te Milloshviçit dhe mekembesit te Sheshelit, Aleksander Vuçiç.

ps: ketu keni Videon e thirrjeve luftenxitese te zedhenesit te Vuçiçit me veladon ne Manasitirin e Cetines

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit (AUV) ka kryer mbi 2…