Berisha thotë se një pjesë e shoqërisë është e hipnotizuar nga Kurti
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB) dhe zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se “hiptontizimi i një pjese të shoqërisë nga Albini dhe sekti i tij politik”, ka bërë që sot në Kosovë të ketë përplasje të vullneteve dhe interesave në shpërputhje me situatën në të cilën gjendemi si shoqëri.
“Të verbëruar për pushtet, të hipnotizuarit e Albinit dhe LV-së, pa vetëdije vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse në raport me zhvillimet politike në Kosovë dhe për Kosovën, duke recituar vjersha të mësuar përmendsh nëpër konferenca shtypi me të cilat tentohet që të ‘bindin’ qytetarin se uji rrjedhë përpjetë e jo teposhtë!”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Berishës:
Për ata që mendojnë se fluturon traktori e jo aeroplani, kur ju thotë shefi!!!
Londër, dhjetor 2014. Një kamera survejimi xhiron këtë skenë: një njeri hyn në dyqanin e “Aftab Haider”, flet me të për disa çaste, më pas i fut duart në xhepa i merr portofolin me të ardhurat e xhiros ditore, dhe pastaj largohet. Të nesërmen, gazetat dhe faqet e internetit folën për “grabitje nën hipnozë”. Nuk është hera e parë që ndodh: por me të vërtetë, do të pyesin shumë njerëz, përmes hipnozës a mund të shndërrohen njerëzit në kukulla pa asnjë vullnet?
Hiptontizimi i një pjese të shoqërisë nga Albini dhe sekti i tij politik, ka bërë që sot në Kosovë të kemi një përplasje të vullneteve dhe interesave në shpërputhje me situatën në të cilën gjendemi si shoqëri!
“Hipnotizimi është një gjendje e ndërgjegjes njerëzore që ndryshon nga gjendja e zakonshme mendore. Llogaritet si trans mendor, që shënon një nivel tjetër të vetëdijes”.
Ofendimet, shpifje dhe linçimet e stilit “gebelsian”, si dhe gjuha përçarëse që po përdoret nga të hipnotizuarit e Albinit në drejtim të atyre që nuk mendojnë si ata, nuk është e rastësishme, kjo i ngjan Gjermanisë së viteve 30 të shekullit të kaluar…!
Të verbëruar për pushtet, të hipnotizuarit e Albinit dhe LV-së, pa vetëdije vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse në raport me zhvillimet politike në Kosovë dhe për Kosovën, duke recituar vjersha të mësuar përmendsh nëpër konferenca shtypi me të cilat tentohet që të “bindin” qytetarin se uji rrjedhë përpjetë e jo teposhtë!