Berisha thotë se Rama me urdhër të Vuçiqit e kritikoi Kosovën
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin aktual, Edi Rama, për akuzat që ia bëri Kosovës në konferencën e së martës me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Ramën e kritikoi Kosovën me urdhra të presidentit serb Aleksander Vuçiq.
“Miq, dje argati shqipfolës i serbomadhit Vuçiq, shndërroi samitin e Nismës së Berlinit në Tiranë në një samit sherri dhe platformë sulmi të turpshëm ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj. Ai shprehu këtë qëndrim antishqiptar në prani të kancelares Merkel, themeluese e Nismës së Berlinit, e cila jo vetëm nuk shprehu mbështetje për aleancën trilaterale Beograd – Tiranë – Shkup me emrin ‘Ballkani i Hapur’, por deklaroi preras se Procesi i Berlinit nuk ka zëvendësues duke hedhur kështu në kosh të plehrave projektin e serbomadhisë së Aleksandar Vuçiqit dhe argatëve të tij, Zografi Bis dhe Zaev. Ky qëndrim i saj detyroi argatin e Vuçiqit në Tiranë, Zografin Bis të përdorë konferencën e shtypit me kancelaren për ta sulmuar në emër të padronit, Kosovën dhe kryeministrin e saj, si shkakun më kryesor të dështimit të projektit të Serbomadhisë, Ballkani i Hapur”, ka shkruar Berisha.