Berisha thotë se vetëm 15 egjiptas janë të punësuar në institucionet publike
Komuniteti egjiptian në Kosovë është duke kërkuar të integrohet më mirë në institucionet qendrore e lokale në vend.
Ata janë duke vazhduar të përballen me kushte të rënda jetese, ndërkohë kanë bërë thirrje që të merren parasysh në çështjen e arsimimit dhe punësimit.
Përfaqësuesi i tyre në Kuvendin e Kosovës, deputeti Veton Berisha, ka bërë me dije se vetëm 15 persona janë të punësuar në institucionet qendrore e lokale.
“E vetmja rrugë që e zgjidh gjendjen tonë është shkollimi i të gjithë neve. Dhe nëse secili nga ne do të kishim nga një pjesëtar, të paktën në një familje një të shkolluar në nivelin e mesëm, mendoj se gjendja jonë do të ndryshonte sepse vetëdija jonë është më e mirë. Njohja me ligjet është më e mirë. I njohim të drejtat tona dhe mendoj që një i edukuar do të ishte më mirë”.
“Jemi të interesuar që shteti me politikat e veta të përkrah iniciativat që vijnë nga komunitetet të cilat kërkojnë me pas mbështetje siç janë bursat, stimulimet, lehtësirat në shkollim dhe edukim. Kjo na bën më të përgjegjshëm si institucione në mënyrë që ne të garantojmë jetën më të mirë të njerëzve këtu”.
“Përqindja në punësim është shume e vogël, nëse flasim me shifra rreth 15 janë të punësuar në nivel qendror dhe lokal ,shifër e papranueshme nuk implementohen akoma ligji për shërbimin civil”, ka thënë”, ka thënë Berisha. /Ksp/