Berisha thotë se vlera e drogës e kapur në Lipjan është 600 mijë euro
18 maj 2021
| 21:53
Besnik Berisha, avokati i Izet Sheqirit, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se vlera e kokainës që është kapur në Kosovë është 600 mijë euro.
Edhe pse thuheshin vlera të ndryshme të vlerës së drogës, nga 20 milionë e deri në shuma miliardësh, sipas Berishës vlera e drogës në Brazil është 600 mijë euro.
Sipas avokatit, droga nuk do të shitej në gramë andaj vlera e saj është më e vogël.
“Bëhet fjalë 600 mijë euro vlerë, jo për 20 milionë euro, se nuk e kanë nda me shit në gramë”, është shprehur Berisha.