Berisha tregon se ai ishte festimi pas golit kundër trajnerit Challandes

06 shtator 2020 | 23:28

Bernard Berisha shënoi një gol të bukur kundër Greqisë dhe me pas festoi në mënyrë habitesh. Pas ndeshjes ai ka thënë se mënyra e festimit të tij nuk ishte direkt për trajnerin Bernard Challandes.

“Nuk kishte të bëjë direkt me trajnerin, por dy vjet asnjë minutë se kam luajt në ndeshje zyrtare. Ndoshta dikush e ka marrë për trajnerin, por unë vetëm për atë që nuk e kam pasur minutazhën e duhur. Por prapë vendos trajneri. Për formacion vendos trajneri. Do të jem i gatshëm gjithmonë, nëse mendon trajneri se gjesti për të, unë i them qysh tani që mos të më ftojë për shkak të mosdiplinës. Duhet tu kërkoj falje tifozëve, por vetëm unë e di sa kam vuajtur. Unë e kam pranuar Kosovën pa asnjë kusht dhe sot nuk kam asnjë kusht. Njerëzit tjerë vlerësojnë a më është bërë padrejtësi. Kam vuajtur shumë në këto dy vjet”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjolla Ujkani është deputetja më e re e Kuvendit të…