Berisha: U arrestova sepse kam goditur pushtetin me një skandal
AvokatiBesnik Berisha në një konferencë për medie ka zbardhur detaje për arrestimin e tij, të cilin e quan si një prej më skandalozin.
Avokati Berisha ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë krim, por që është sanksionuar për një emision televiziv, ku ka zbuluar detaje tronditëse nga një skandal i qeverisë.
“Jam këtu t’iu them se Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim. Besnik Berisha është sanksionuar për një emision televiziv ku kam goditur pushtetin për një skandal që e keni dëgjuar edhe vet. Pra për një betejë që shteti po mundohet për ta maskuar embargon që është duke përjetuar, e që unë e kam denoncuar”, ka thënë ai.
Sipas Berishës, deklarata e tij i ka paraprirë urdhëresës për bastisjen e njërës nga pronat e tij, kurse siç ka thënë ai, prokurori kundërligjshëm ka urdhëruar arrestimin e tij.
Avokati Berisha ka theksuar se për privimin nga liria të një avokati, ka të drejtë vetëm një gjyqtar.
“Prokurori nuk ka pas të drejtë të urdhërojë arrestimin tim. E kemi një lloj imuniteti jo penal dhe për privimin e një avokati ka të drejtë vetëm gjyqtari. Pra unë jam privuar me një vendim të një prokurori që është palë e kundër me mua e i cili ka pësuar debakël prej meje”, ka theksuar Berisha, duke përmendur disa raste kur i ka fituar rastet kundër prokurorit Rasim Maloku.