Berisha uron homologen e tij për pranimin e Maqedonisë në NATO
06 shkurt 2019
| 16:13
Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha ka uruar të mërkurën ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerisnka, me rastin e nënshkrimit të protokollit në Bruksel, akt ky që i hapi rrugë fqinjit tonë për anëtarësim në NATO.
“Uroj ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, znj. Radmila Shekerinska dhe popullin e Maqedonisë së Veriut për këtë ditë historike, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë. Nënshkrimi i protokollit i pranimit të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut në NATO, është një lajm i rëndësishëm dhe një hap i madh për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Berisha.
/Epoka e re/