Berisha vazhdon kontratën me Akhmat Groznyn
06 dhjetor 2019
| 23:00
Lojtari me prejardhje nga Kosova, Bernard Berisha ka njoftuar se e ka vazhduar edhe për tri vjet tjera kontratën me klubin rus Akhmat Grozny.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës.
“I lumtur për rinovimin e kontratës me tri vite të tjera me FC Akhmat Grozny”, ka shkruar Berisha.
Ndryshe Bernard Berisha është pjesë e Kombëtares së Kosovës.