
Berisha vazhdon kontratën me Melbourne Victory
20 dhjetor 2017
| 12:15
Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Melbourne Victory.
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë ka vazhduar qëndrimin te klubi australian me marrëveshje të re njëvjeçare.
“Besimi që kam në Kevinin, trajnerët dhe skuadrën, ishin arsyeja e madhe pse vendosa të nënshkruaj zgjatjen e kontratës”, ka thënë Berisha, i cili iu bashkua Melbourne Victorys në vitin 2014, duke e fituar kampionatin dhe FFA Cup në vitin 2015.