
Berisha: Vendimi i BE-së ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, krejtësisht politik
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe negociatat për pranim të Shqipërisë në BE, po i shërbejnë vendeve të unionit për të bërë eksperimente.
Ai ka thënë se vendimet që thuhet se janë marrë janë krejtësisht politike.
Ky është postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Çështja liberalizimit të vizave lidhet me shijen politike dhe dëshirën e vendeve të caktuara në BE, se a dëshirojnë edhe me tutje të bëjnë eksperimente me Kosovën dhe Ballkanin.
-Mos hapje e negociatave me Shipërin dhe mos liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është aksidentale dhe nuk lidhet edhe shumë me kushtet e papërmbushura siq thuhet…!
ESHTE PURE VENDIM POLITIK.
-Kosova nuk është sa një lagje e Berlinit edhe e tëra me u largu drejtë Evropës nuk paraqet ndonjë rrezik, pasi nuk paraqiti rrezik liberalizimi i vizave për Ukrahinin e cila është në luftë me Rusin dhe e ka marrur liveralizimin e vizave…
-Shqipëria ka probleme në funksionimin e drejtësis, po jam shumë i binduar se në këtë fushë qëndron më mir se Rumania dhe Bullgaria të cilat jan pjes BE-së.
-Nëse dikushë në Evropë nuk është e interesuar për shqipëtarët a mos duhet vallë NE të përfundojmë në Adriatik?
…natyrishtë se JO.
-Shqipëtarët duhet t’i kthehen vetëvetes dhe të mendojnë si shqipëtar, si një, për mos me ju afruar kënaqsin të tjerëve me bë eksperimente me NE.
-Por një të vërtet duhet me qen korrektë dhe me pranu në këtë “gjymyshë”, NE po ju japim matrialin që ATA të qesin kushte besa edhe të bëjnë eksperimiente!!!