Berisha, Vetëvendosjes: Pse nuk po përkrahet policia?
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka thënë se miratimi i rezolutës për Policinë e Kosovës do ta lehtësonte situatën për policët.
Ai ka kritikuar mungesën e Lëvizjes Vetëvendosje në seancë, që sipas tij edhe mund të jetë duke planifikuar diçka pozitive.
“Pse pozita nuk është këtu? Pse nuk përkrahet policia as edhe me rezolutë? Sepse mendojnë se edhe rrejnë edhe mashtrojnë dhe e marrin votën prapë në sajë të një propagande prej 6 milionësh. Me 6 milionët për propagandë do t’i kryente të gjitha nevojat e policisë”.
“Bojkoti i pozitës këtu… Kanë me ba diçka, por brengën e kanë që nuk duan t’i lënë meritë askujt. Kjo është shumë e ulët. Asnjë votë s’po e dua vetëm t’ua ndreqim jetën këtyre policëve”, ka thënë Berisha.
Ai ka thënë se “qeveria, aparaturën e propagandës duhet ta kthejë kah Serbia”, jo kah opozita e Kosovës.