Berisha: Vitet tek Atalanta ishin historike
07 korrik 2019
| 17:14
Portieri shqiptar, Etrit Berisha i ka vlerësuar vitet e kaluara te Atalanta si historike, kurse tash mezi po pret të filloj aventurën e re me skuadrën e SPAL-it.
“Kam kaluar 3 vite fantastike në Bergamo, në një qytet ku menjëherë ndjeva mbështetjen dhe entuziazmin për të gjithë ekipin. Dua t’iu falënderoj të gjithëve për momentet historike dhe të paharrueshme që kemi arritur së bashku. Tani unë mezi po pres që të fillojë aventurën e re me SPAL, duke dhënë më të mirë për qytetin dhe për njerëzit”, ka thënë Berisha.
Etrit Berisha ka luajtur për 2 Korrikun, Kalmarin dhe Lazion.
/Epoka e re/