Berisha voton për kryetarin e ri të PD-së, flet për kandidatët që synojnë këtë post

13 qershor 2021 | 12:28

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Pas votimit, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai ka thënë se pavarësisht nga rezultati, kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për PD-në dhe për vendin.

“Është krejtësisht normale. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD-në dhe vendin”, ka theksuar Berisha.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me një rikthim në krye të PD-së, Berisha tha:

“Unë jam konsistent në deklaratat e mia”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani 12 Qershori i vitit 2021, shënon përvjetorin heroik…