Berisha zbulon itenerarin e protestës kundër takimit Rama-Vuqiç
19 dhjetor 2021
| 14:35
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar itenerarin e protestës kundër takimit Rama-Vuqiç, e cila do të mbahet të hënën.
Ai ka njoftuar vendin e protestës kombëtare, kur në Tiranë pritet të mbërrijë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të axhendës së nismës rajonale “Ballkani i hapur”.
Sipas njoftimit të postuar në profilin e tij në “Facebook”, protesta do të nisë në orën 16:00 nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë.