Berisha zbulon pse humbi Lazio
20 shtator 2019
| 13:29
Ylli i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Valon Berisha ishte titullar në ndeshjen që Lazio e humbi në Ligën e Evropës nga Clujit (2-1).
Berisha ka shprehur mendimin se goli nga penalltia dhe atmosfera në stadium ndikuan në humbjen e skuadrës italiane.
“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Pjesën e parë e luajtëm mirë, shënuam gol dhe kaluam në epërsi. Pastaj kemi pësuar gol nga një penallti e dyshimtë, kurse në pjesën e dytë kishim telashe edhe për shkak të atmosferës në stadium. Pasi pësuam golin e dytë, të gjithë e dinim se çfarë ndodhi”, ka thënë Berisha.
/Epoka e re/