Berisha, Zeneli dhe Zhegrova mungojnë në ndeshjen ndaj Greqisë
Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Federata e Futbollit të Kosovës ka treguar se për këtë ndeshje nuk kanë udhëtuar fare Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova.
Sipas FFK-së, pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes është konstatuar se këta lojtarë nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë.
“Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë. Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë”, është thënë në njoftimin e FFK-së.