Berisha: Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë një referendum

23 janar 2025 | 11:37

Kandidati për deputet nga PDK, Hisen Berisha, ka deklaruar se zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë një referendum për të ardhmen e Kosovës.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se shumë votues të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke u shprehur të zhgënjyer nga pushteti aktual.

Sipas Berishes, qytetarët kanë arritur që të lexojnë mashtrimin e qeverisjes katërvjeçare të Albin Kurtit.

“Unë e kam përjetuar edhe fushatën e kaluar edhe këtë dhe kjo është një diçka krejt tjetër. Ky është një mobilizim i përgjithshëm, një motivim aq i lartë, dhe po ua them pa tendenca se tani ne jemi parti rivale por nuk jemi armiq falë Zotit, unë po përjetoj çdo ditë e më shumë votues nga vetë Lëvizja Vetëvendosje dhe shumë parti tjera që kanë ardhur dhe e kanë pranuar se janë të zhgënjyer. Sonte në takimin e fundit para se të vijë këtu e kam pasur me një kategori të tillë, pra qytetarët kanë arritur që për këto vite ta lexojnë mashtrimin, edhe unë mendoj se ajo çfarë do të presim nga këto zgjedhjet e 2025 janë më shumë se një garë elektorale, pra janë një referendum për të ardhmen e Kosovës dhe do të tregojnë nëse qytetarët janë të përcaktuar për t’i ndëshkuar këto politika populiste apo dështimet e tyre”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Clevelandi u mund me rezultat 109-108 nga Houstoni…