Berisha: Zgjedhjet e reja më të rëndësishmet që nga paslufta e UÇK-së

23 dhjetor 2020 | 15:43

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka kërkuar nga qytetarët  mos ta votojnë  Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e reja që do të mbahen se shpejti.

Ai ka thënë se këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që nga paslufta e UÇK-së.

“Vota për sektin e LV-së është votë për surratin e Daçiqit e Vuçiqit në Qeverinë e Kosovës që mendojnë se UÇK-së ka bërë krime në Kosovë dhe jo Serbia dhe që mbrojnë qëndrimin se heroi Isa Boletini ka qenë mercenar”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Të nderuar miq,

Të respektuar nismëtarë dhe bashkëpunëtorë,

Shteti i Kosovës gjendet përballë sfidave të mëdha, ku si rezultat i Covid-19 vendin tonë e kapluar kriza e madhe ekonomike e sociale, situatë që e rëndon edhe më shumë paqëndrueshmëria politike dhe institucionale, si dhe ofensiva politike dhe diplomatike e shtetit të Serbisë kundër shtetit tonë duke përdorur Gjykatën e Hagës për të minuar themelet e Kosovës dhe perspektivën e saj!

Vendi ynë gjendet në prag të një procesi të rëndësishëm demokratik (zgjedhjet), më të rëndësishmin që nga paslufta e UÇK-së kundër okupimit gjenocidal të Serbisë.

Të nderuar miq, nismëtarë e bashkëpunëtorë,

Koloriti politikë dhe partiakë, sot është më i ngarkuar se asnjëherë më parë, prandaj kujdesi në veprim dhe besim duhet të jetë i madh dhe shumë i kujdesshëm, sepse në skenë ka subjekte dhe sekte politike si Lista Serbe dhe LV-së misioni i të cilëve nuk është shërbimi ndaj Kosovës, por shërbimi ndaj patronëve të tyre që kanë për qëllim shkatërrimin e shtetit tonë që është bërë me mundin dhe sakrificën e shumë gjeneratave.

-Vota për sektin e LV-së është votë për surratin e Daçiqit e Vuçiqit në Qeverinë e Kosovës që mendojnë se UÇK-së ka bërë krime në Kosovë dhe jo Serbia dhe që mbrojnë qëndrimin se heroi Isa Boletini ka qenë mercenar.

-Vota për sektin e LV-në është votë për “leshkuqa” që kanë ardhur nga misionet e Beogradit e në qeverinë e Kosovës, votë për nipa e mesa të Lazaroviqve të Valevës e pasardhës të “milicëve” të Serbisë, që për pakë ditë pranuan ndihma nga Serbia dhe nga një shtet që kishte bërë gjenocid në Kosovë të cilën e njihte bota demokratike, e paraqitin si shtet humanitar!

Kosova asnjëherë nuk ka qenë në ketë udhëkryq të rrezikshëm, prandaj duhet një mobilizim jo vetëm për fushat elektorale, por edhe për ta shpëtuar Kosovën nga rreziqet që po i vijnë Kosovës!
Zafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Shaqir Shaqiri Në ueb faqen “Bota sot” , lexova…