![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/berisha-1.jpeg)
Berisha: Zoti e bekoftë votën e lirë të demokratëve
30 janar 2022
| 10:45
Komisioni i Rithemelimit në Shqipëri voton sot për kandidatët për kryebashkiakë në gjashtë bashkitë e vendit.
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një postim në “Facebook”, në lidhje me këtë proces.
“Sot demokratët dhe demokratët e 6 degëve të Partisë Demokratike votojnë në Primare! Zoti e bekoftë votën e tyre të lirë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, ky proces bëhet për të zgjedhur përfaqësuesin për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.