Berishës i bashkohet në homazhe edhe ish-Lëvizja e dhjetorit ’90 dhe djali i Azem Hajdarit
13 shtator 2021
| 13:20
Sali Berishën e kanë pritur me entuziazëm të madh qytetarët dhe ish drejtuesit e lëvizjes së dhjetorit të vitit 1990 në homazhe tek lapidari i Azem Hadjarit. Aty i pranishëm ishte edhe djali i Azemit, Kiri i cili përqafohet nga ish-lideri i demokratëve Berisha.
Lëvizja e dhjetorit ‘90 ka zhvilluar një ceremoni homazhi për Azem Hajdarin mbrëmjen e djeshme (12 shtator) në përkujtim të 23 vjetorit të vrasjes së tij.
Në këto homazhe tek vendi i vrasjes se ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari i pranishëm ishte edhe djali i tij, Kiri Hajdari dhe ish-lideri demokrat Sali Berisha.