Berit Backer në veshje dukagjinase
13 prill 2019
| 11:10
Antropolog’ja norvegjeze e cila kishte vizituar Kosovën në kohën e ish-Jugosllavisë por dhe pas saj, ka bërë një foto gjatë vitit 1976 në fshatin e traditës së veshjeve kombëtare në Isniq të Deqanit. Fotografinë e ka plasuar në rrjetin social ‘Facebook’, analisti deçanas Imer Mushkolaj. Fatkeqësisht, ajo u vra nga një refugjat shqiptar, në Oslo, më 1993.
Postimi i plotë i Mushkolajt:
Kjo është Berit Backer, antropologe e njohur norvegjeze, e veshur në rroba kombëtare shqiptare në Isniq të Deçanit, më 1976. Ajo ishte ndër të parët që kishte ngrehur zërin për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Backer, në masë të madhe karrierën e vet ia kishte dedikuar shqiptarëve. Kosova nuk e harron.