Berjani: Ka lëvizje të çmimeve të naftës, çmimi real do të duhej të ishte 1 euro për litër
Çmimi i derivateve të naftës ka pësuar sërish ndryshim.
Në tregun e Kosovës, çmimi naftës është prej 1.38 cent, ndërsa i benzinës është 1.31 cent.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.
“Sot (e premte) çmimet e derivateve në Kosovë përafërsisht plus minus sillen 1.31 benzina, ndërsa dizeli 1.38. Është treg i lirë dhe i hapur, ka pas rënie në Berz, kjo po reflekton edhe në te ne në Kosovë”, ka thënë ai për “Front Online”.
Megjithatë, ai ka thënë se çmimet dallojnë nga vendi në vend.
Në këtë kontekst, Berjani ka thënë se “është treg i hapur, për atë edhe ndryshojnë çmimet varësisht prej destinacionit dhe po ashtu kërkesës”
“Oferta dhe kërkesa e bën çmimin, është treg i hapur, qytetarët e kanë mundësinë të zgjedhin çmimin më të mirë, dhe më të lirë, ku dëshirojnë me u furnizuar. Ka çmime 1.45 cent, ka çmime 1.48, ka çmim 1,30 cent, atëherë është treg i lirë e i hapur, qytetarët mund të zgjedhin aty ku është më lirë, dhe më mirë”, ka thënë ai, duke shtuar se çmimi i derivateve të naftës do të duhej të ishte për qytetarët e Kosovës maksimum një euro.
Por, sipas tij, kjo nuk varet prej tyre, e as prej Qeverisë së Kosovës.
“Për qytetarët tanë çmimi real do duhej me qenë 1 euro. Unë si kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve e di jeta ekonomike çfarë është, por kjo nuk varet nga shoqata e as nga qeveria”, ka thënë Berjani.