![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/berlin.jpg)
Berlin: Policia e vret kosovarin, dyshohet se e mbyti ukrainasen me sëpatë
04 shtator 2022
| 17:49
Një 23 vjeçar nga Kosova është vrarë nga policia në Berlin, pasi ai dyshohet se e ka mbytur me sëpatë një grua nga Ukraina. Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e së dielës në Lichtenberg.
Zëdhënësi i policisë së Berlinit Stefan Petersen, tha se krimi ndodhi në katin e nëntë të një apartamenti, shkruan Berliner Zeitung.
Ai theksoi se në momentin kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes kosovari e kishte goditur për vdekje ukrainasen.
Sipas tyre ajo vdiq në vendin e ngjarjes. Kosovari më pas u qëllua për vdekje nga organet e rendit. Sipas dëshmitarëve burri dhe gruaja ishin fjalosur para ngjarjes.
Bëhet e ditur se gruaja nga Ukraina kishte 27 vjet. Ende nuk dihet relacioni mes ukrainases dhe kosovarit