Berlini investon tre miliardë euro në inteligjencën artificiale
Gjermania, që ka regjistruar një vonesë të madhe teknologjike, ka njoftuar qëllimin e saj për të investuar tre miliardë euro deri në vitin 2025 për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale (IA), ku kërkon të kthehet në një kampion.
“Kjo shumë do t’i bashkohet investimit prej tre miliardë eurosh të bërë për të njëjtën periudhë nga sektori privat”, ka thënë ministri i Ekonomisë Peter Altmaier gjatë një forumi qeveritar mbi këtë çështje.
“Me këtë strategji ne tregojmë qartësisht se ambicia jonë është që ta bëjmë Gjermaninë një vend të fuqishëm për inteligjencën artificiale”, ka deklaruar ai.
Këto qëllim i ka shprehur edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel. “Gjermania dhe Evropa duhet të bëhen qendra kryesore e inteligjencës artificiale”, ka deklaruar Merkel në një intervistë për portalin “T-online”./lexo.al/