“Berlusconi çmendej pas meje”/ Rrëfehet këngëtarja e njohur italiane
09 shtator 2019
| 16:26
Këngëtarja dhe aktorja italiane e viteve ’80, Sabrina Salerno është “rikthyer” së fundmi në të shkuarën, ku ngacmohej nga njerëz të pushtetshëm. Në një intervistë për “Fatto Quotidiano”, Sabrina ka rrëfyer se një ndër to ka qenë edhe politikani i njohur Silvio Berlusconi.
“Berlusconi çmendej pas meje. Të paktën kështu mendoj unë nga fjalët e tij, por jo vetëm fjalët”-është shprehur fillimisht Salerno. “Më parë merrja pafund propozime absurd. Ishte një çmenduri e vërtetë, njerëzit mendonin se mund të blenin gjithçka me para. Konkretisht i referohem njerëzve me fuqi”-ka vijuar më tej ajo.