Berlusconi merr Ibren te Monza
04 maj 2023
| 20:05
Suedezi mund të jetë 41 vjeç, por nuk dëshiron t’i varë këpucët në gozhdë siç është shprehur disa herë në publik.
Kur u bë e ditur se Milani nuk dëshironte të rinovonte me Zlatanin, Monza ishte një nga skuadrat e para që iu afrua suedezit, ndërsa një rol të rëndësishëm luajti edhe Silvio Berlusconi, me të cilin Ibrahimovic ka marrëdhënie miqësore.
Sipas raporteve të fundit, shanset që Zlatan të nënshkruajë me Monzën janë rreth 90% dhe nëse kjo bëhet sigurisht që suedezi do ta ndihmojë shumë klubin italian dhe sigurisht do të jetë lider, diçka që 41-vjeçarit i pëlqen.