
Berlusconi: Nuk i ndjek më ndeshjet e Milanit
23 janar 2018
| 11:56
Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka shpjeguar se stili i lojës së Milanit, sipas tij, nuk është i suksesshëm, por as edhe i bukur, çka ka bërë që ai të mos i ndjekë më ndeshjet e kuqezinjve.
“Milani? Unë nuk e ndjek më, sepse moduli i lojës është kundër parimeve të mia futbollistike, me të cilat jam bërë edhe presidenti me më shumë tituj në botë. Nuk kanë ndjekur këshillat e mia”, ka deklaruar Silvio Berlusconi. Por Kavaljeri ka edhe një vërejtje për kampionët në fuqi të Serisë A: “Juventusi arrin të mbetet në krye, por deri më tani nuk ia ka dalë ta fitojë Championsin”.