Berlusconi shërohet nga koronavirusi

14 shtator 2020 | 16:23

Ish-presindeti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka dalë ditën e sotme nga spitali ku ishte shtruar për shkak të agravidimit të gjendje së rëndë nga koronavirusi. Italiani doli pozitiv me Covid-19 dhe u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano, ditën e 4 shtatorit.

Berlusconi vuante nga pneumonia dhe është në grupin e personave të cilët janë më shumë të rrezikuar nga virusi vdekjeprurës. Ish-kryeministri i Italisë mbush 84-vjeç në fund të këtij muaji dhe fatmirësisht tani ai gëzon shëndet të plotë.

Mjeku që ishte nën kujdesin e tij, Alberto Zangrillo, theksoi se Berlusconi nuk ishte kurrë nën tubim apo nën kujdes intensiv. Gjithsesi doktori deklaroi se presidenti i Monzës është me fat, sepse nëse do të ishte infektuar në periudhën mars-prill mund të mos kishte mbijetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës kanë zhvilluar një…