Berlusconi u premtoi lojtarëve një autobus me prostituta, Monza e përmbushi kushtin
Monza me të vërtetë mundi Juven, e tani interneti i kujton Silvio Berlusconit premtimin e tij. Çfarë do të bëjë Silvio Berlusconi tani?
Përpara Krishtlindjeve, me gjysmë shaka, presidenti i Monzas, me rastin e një darke me lojtarët e ekipit dhe sponsorët, iu dha një nga “batutat” e tij të zakonshme: Sfidat me Milanin, Juventusin etj po vijnë. Nëse fitoni një nga këto ndeshje, ju premtoj se do të dërgoj një autobus plot me k****… në dhomën e zhveshjes.
Por interneti nuk fal. Çfarë do të ndodhë tani? A do ta mbajë Berluskoni premtimin? Nisur nga polemikat dhe duke qenë se po flasim për profesionistë, shumë prej të cilëve janë të martuar. Por ka edhe detaje të tjera, si psh. shfrytëzimi i prostitucionit është një krim në Itali. Vetë drejtuesi i Forza Italia, pas kritikave të marra pas shpërndarjes së videos, tha se e gjitha ishte humor, por sërish premtimi iu kujtua.