Berluskoni jep 10 milionë euro për rajonin e Lombardisë

17 mars 2020 | 11:40

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ka vendosur të vërë në dispozicion të rajonit të Lombardisë, përmes një donacioni, shumën prej 10 milionë eurosh, të nevojshme për krijimin e repartit të 400 njësive të kujdesit intensiv në panairin e Milanos (ose për raste të tjera emergjente), shkruan “tgcom24”.

Ky njoftim u dha nga partia e tij Forza Italia.

”Edhe një herë dhe nga thellësia e zemrës sime unë nuk mund të mos dërgoj një falënderim të zjarrtë dhe të përzemërt për heronjtë civilë. Ne kemi kërkuar nga qeveria t’u ofrojë atyre një mbështetje shumë më të lartë si një shpërblim për jashtë orarit që ata po bëjnë”, shkruan Berluskoni në “Twitter”. Italia është vendi më i prekur në Evropë nga Covid 19 dhe regjistron 2 158 viktima dhe 27 980 të infektuar, raporton Ora News.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Greqi janë konfirmuar 21 raste të reja me Covid…