Bërnabiq arrin në veri të Mitrovicës

05 shtator 2022 | 11:23

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka arritur në veri të Mitrovicës.

Bërnabiq do të qëndrojë në Qendrën e IT-së dhe Akademisë Shpirtërore atje, ku pritet të deklarojë edhe për media.

Në orën 12:00, ajo do të shkojë në Manastirin e Banjskës në Zveçan ku po ashtu pritet ta ketë një adresim para qytetarëve. Vizita e shefes së Qeverisë serbe vazhdon te tri familje serbe në Leposaviq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e ka vlerësuar fitore për…